Nëntëvjeçari Ohad Munder u ribashkua me babanë e tij për herë të parë pas shtatë javësh pasi ishte mbajtur peng nga grupi Hamas.
Ai ishte në mesin e 24 pengjeve që u liruan të premten si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe grupit Hamas, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar nga Qendra Mjekësore Schneider, djali shihet duke vrapuar në korridor në krahët e babait të tij.
Videoja tregon gjithashtu nënën e tij Keren dhe gjyshen Ruthi që u ribashkuan me familjen e tyre.
Pas shtatë javësh, për herë të parë u arrit një armëpushim katërditor ku parashihet që Hamasi të lirojë 50 pengje, derisa Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë. /Telegrafi/