Telegrafi

Momenti kur Monika Salihu thoshte se nuk do të futej në Big Brother

Këngëtarja Monika Salihu është sivjet një nga 20 banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka pasur një karrierë të bujshme muzikore në vitety 2002-2003 por që më pas për shumë vite u largua nga muzika, deri në rikthimin e saj vitin e kaluar.

Pjesëmarrja e Monikës në BBVK është komentuar shumë – kjo pasi ajo një javë para se të hynte, e kishte mohuar faktin që do të jetë pjesë e këtij spektakli.

“Kam parë se do të futem në Big Brother, unë sa e di do të nisem për në Gjermani, i kam punët e mia. Punoj atje, unë erdha këtu vetëm për të xhiruar dhe sa i përket Big Brother, as nuk më kanë thirrur”, kishte thënë Monika për “Prive”.

Por një javë më pas, ajo “i hëngri fjalët e veta”, kjo pasi në mbrëmjen e parë të BBVK 2, ajo u prezantua si një nga banoret zyrtare të spektaklit.

Foto: Monika Salihu/Instagram

Ngjashëm, kishte vepruar vitin e kaluar edhe Stresi – ku kishte thënë se kurrë nuk do të merrte pjesë në një format si Big Brother, dhe më pas ishte futur. /Telegrafi/