Argjentina dhe Brazili mbrëmjen e së premtes kanë zhvilluar një miqësore.
Argjentinasit i mposhtë Selecaot në Superclasico de las Americas ose në shqip Superklasikja e Amerikës, që është një takim miqësor.
Messi shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 13-të, ku fillimisht dështoi nga penalltia e më pas nga topi i kthyer shënoi në portën e Alisson Becker.
Por, pas këtij momenti, kur loja ishte duke u zhvilluar normalisht – trajneri i Brazilit, Tite, kishte kërkuar një karton të verdhë për yllin e Barcelonës për shkak të ndërhyrjes së qëllimshme në një lojtar brazilian.
32-vjeçari ishte i acaruar nga kjo kërkesë dhe bëri me shenjë nga Tite që ta mbyllte gojën.
Trajneri i kombëtares braziliane pas ndeshjes ka zbuluar një gjë të tillë dhe tha se ai kishte bërë një kërkesë që duhej të ndodhte, mirëpo Messi nuk kishte pritur gjatë dhe i kishte thënë ta mbyllte gojën. /Telegrafi/
https://twitter.com/globoesportecom/status/1195463874637697026