Telegrafi

Momenti kur Messi ia shpjegonte gjyqtarit se topi ishte brenda vijës së portës (Video)

Messi duke i kërkuar shpjegim gjyqtarëve në fund të ndeshjes

Pjesa e parë mes Barcelonë dhe Valencias përfundoi 0-0, por ky rezultat nuk do të qëndronte sikur gjyqtari mos të gabonte në minutën e 30-të.

Minutë kur topi kaloi vijën e portës së vendasve pas gjuajtjes së Lionel Messit.

Lexo po ashtu Topi kalon vijën, por gjyqtari nuk ia pranon golin Messit ndaj Valencias (Video)

Pasi përfundoi pjesa e parë, argjentinasi iu afrua gjyqtarëve dhe iu kërkoi shpjegim për vendimin e marrë.

Por, nuk mungoi edhe shpjegimi i tij, ku me gjeste dhe fjalë i tregonte se topi ishte futur dukshëm në vijën e portës.

Vlen të theksohet se Messi asistoi te goli i Jordi Albas, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/