Pjesa e parë mes Barcelonë dhe Valencias përfundoi 0-0, por ky rezultat nuk do të qëndronte sikur gjyqtari mos të gabonte në minutën e 30-të.
Minutë kur topi kaloi vijën e portës së vendasve pas gjuajtjes së Lionel Messit.
Pasi përfundoi pjesa e parë, argjentinasi iu afrua gjyqtarëve dhe iu kërkoi shpjegim për vendimin e marrë.
Por, nuk mungoi edhe shpjegimi i tij, ku me gjeste dhe fjalë i tregonte se topi ishte futur dukshëm në vijën e portës.
Vlen të theksohet se Messi asistoi te goli i Jordi Albas, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/
Messi, explicación gráfica al asistente del gol que no vio. #MovistarPartidazo pic.twitter.com/PTtS1eoVYQ
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) November 26, 2017