Telegrafi

Momenti kur Messi dështoi të shënonte nga afërsia në portën e Katarit

Argjentina arriti me shumë vështirësi të kalonte në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi në ndeshjen e fundit e mposhti Katarin (2-0).

‘Los Albicelestes’ fituan me golat e Lautaro Martinez (4’) dhe Sergio Agueros (82’), por një nder të madh u bëri edhe Kolumbia që e mposhti Paraguain (1-0).

Mirëpo, derisa po kalonte minuta e 72-të, Lionel Messi bëri një gjuajte aspak të mirë, e që mund të ishte shumë lehtë goli i dytë për argjentinasit.

Ylli i Barcelonës dështoi ta fuste topin në rrjetë në një distancë tejet të vogël, madje edhe duke e dërguar topin shumë larg kuadratit të portës.

Lexo po ashtu Argjentina vuan, por kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës së bashku me Kolumbinë

Fatmirësisht huqja e pesë herë fituesit të Topit të Artë nuk ishte vendimtare për argjentinasit, pasi pak minuta më vonë ylli i Manchester Cityt e dyfishoi epërsinë.

Argjentina u rëndit në vendin e dytë të Grupit B me katër pikë, pas Kolumbisë me nëntë, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Amerikës. /Telegrafi/