Argjentina arriti me shumë vështirësi të kalonte në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi në ndeshjen e fundit e mposhti Katarin (2-0).
‘Los Albicelestes’ fituan me golat e Lautaro Martinez (4’) dhe Sergio Agueros (82’), por një nder të madh u bëri edhe Kolumbia që e mposhti Paraguain (1-0).
Mirëpo, derisa po kalonte minuta e 72-të, Lionel Messi bëri një gjuajte aspak të mirë, e që mund të ishte shumë lehtë goli i dytë për argjentinasit.
Thought Messi was surrounded by useless teammates? Man sent the ball to the parking lot ffs https://t.co/HEMiv3qrJo
— Galu 🇦🇷 (@PSGalu) June 23, 2019
Ylli i Barcelonës dështoi ta fuste topin në rrjetë në një distancë tejet të vogël, madje edhe duke e dërguar topin shumë larg kuadratit të portës.
Fatmirësisht huqja e pesë herë fituesit të Topit të Artë nuk ishte vendimtare për argjentinasit, pasi pak minuta më vonë ylli i Manchester Cityt e dyfishoi epërsinë.
Argjentina u rëndit në vendin e dytë të Grupit B me katër pikë, pas Kolumbisë me nëntë, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Amerikës. /Telegrafi/