Site icon Telegrafi

Momenti kur Mërgim Vojvoda lë të ‘shtangur’ Harry Kanen dhe Hudson-Odoin me driblimin e tij

Kosova është duke humbur 0-1 ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë po e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Evroian.

Harry Winks ishte ai që na shënoi golin në minutën e 32-të, nga një asistim i Alex Oxlade-Chbaerlain.

Por, në fillim të ndeshjes, Mërgim Vojvoda bëri një driblim fantastik duke kaluar Callum Hudson-Odoin dhe Harry Kanen.

Ky veprim i mbrojtësit të Kosovës u duartrokit nga ‘Dardanët’, derisa edhe pse jemi në disavantazh, po zhvillojmë një lojë të rrjedhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version