Site icon Telegrafi

Momenti kur Melania sërish refuzon t’i jep dorën Trumpit gjatë vizitës në Itali (Foto/Video)

Melania dhe Donald Trump sërish kanë qenë në qendër të vëmendjes së medieve, dhe atë për të njëjtën çështje – dhënien e dorës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zonja e Parë po dilnin nga aeroplani presidencial Air Force One, ku i pari i Shtëpisë së Bardhë sërish u refuzua nga bashkëshortja në momentin kur tentoi t’i kapë dorën, transmeton Telegrafi.

Derisa po qëndronin para shkallëve të aeroplanit, Trump mundohet t’i kapë dorën Melanias që ta shoqërojë në takimin e tij të paraparë në Romë të Italisë.

Por reagimi i asaj ishte i shpejtë, e cila e injoron duke mos ia dhënë sërish dorën kinse po i rregullon flokët, dhe sillet natyrshëm thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Lexo po ashtu Momenti kur Melania “qëllon” Trumpin derisa ai tenton t’ia kapë dorën (Video)

Kjo nuk është hera e parë që Melania refuzon t’i japë dorën presidentit amerikan, pasi një ditë më parë gjatë vizitës zyrtare në Izrael dhe Arabinë Saudite, ajo e kishte goditur në dorë në momentin Trump tentoi t’i kapë dorën.

Këto veprime kanë rritur edhe më shumë spekulimet se dyshja kanë probleme martesore, për të cilat është shkruar shumë në mediat botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version