Telegrafi

Momenti kur luani sulmon interpretuesin në një cirk në Rusi – ai bashkë me gruan e tij e vazhdojnë shfaqjen sikur s’kishte ndodhur asgjë

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një luan sulmon një interpretues të njohur cirku në Rusi.

Bisha nxori dhëmbët dhe e kafshoi Alexey Makarenko, 42-vjeçar, gjatë një shfaqjeje para fëmijëve dhe prindërve të tyre, transmeton Telegrafi.

Gruaja e tij Olga Borisova, 43 vjeçe gjithashtu një trajnere ‘ia shpëtoi jetën’ duke e përzënë grabitqarin derisa dhe duke e nxjerrë jashtë rrethojave të cirkut në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit.

Drama filloi kur dy luanë nisën të ziheshin gjatë një akti në arenën me 1,200 vende.

Makarenko intervenoi në përleshjen e tyre, duke ngjallur në një përgjigje të ashpër nga një luan i tretë që e sulmoi atë nga pas, duke e rrëzuar në tokë.

Borisova nxitoi për ta ndihmuar duke përdorur një bastun për ta trembur luanin derisa dritat u ndalën dhe stafi shkoi në gjendje emergjence duke vendosur topa uji dhe ‘granata zhurme’ për të penguar kafshët.

Makarenko mori veten dhe ia hodhi një objekt  luanit për ta nxjerrë jashtë ringut në Cirkun Shtetëror të Soçit.

Ata të dy më pas vazhduan sikurse s’kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/