Site icon Telegrafi

Momenti kur Luana Vjollca për pak sa nuk rrëzohet në skenë gjatë prezantimit (Video)

Luana Vjollca ka pak javë që ka startuar me emisionin e saj më të ri “Shiko kush luan”.

Nga java në javë, bukuroshja shqiptare po sjell mjaft atraktivitet me të ftuarit e saj specialë në emisionin tashmë të përjavshëm.

Të drejtosh një emision të gjatë është një punë mjaft e lodhshme disa orëshe, e cila mund të rezultojë edhe me lodhje apo ndonjë incident të vogël.

E në fakt një gjë e tillë i ka ndodhur Luanës në emisionin e fundit, e cila në një moment ka qenë për paksa duke u rrëzuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku tregon pikërisht këtë moment kur taka e saj rrëshqiti pak pa dashja nga prapa skenës, dhe Luana filloi të tundej.

Por në moment kanë arritur dy bashkë-prezantuesit e saj Edi Manushi dhe aktori Gent Hazizi, të cilët e kanë ndihmuar bukuroshen Vjollca, duke e mbajtur atë që të mos bjerë.

Videoja në fjalë ka ngjallur plot të qeshura edhe tek fansat e shumtë të Luanës në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version