Telegrafi

Momenti kur lojtarët e Real Madridit falënderojnë Zidanen për titullin në La Liga

Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Futbollistët e Real Madridit e kanë falënderuar trajnerin e tyre Zinedine Zidane pas fitimit të titullit të La Ligas në sezonin 2019/20.  

Real Madridi ka arritur të mposht Villarrealin me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në La Liga.

Kjo fitore ka bërë që Mbretërit ta fitojnë titullin një ndeshje para përfundimit të sezonit dhe gëzimi ishte i madh tek tabori i kryeqytetasve.

Lexo po ashtu Zidane: Ky titull më gëzon më shumë se Liga e Kampionëve

Njëri nga më meritorët në këtë triumf të Los Blancos padyshim se ishte trajneri i tyre, francezi Zidane.

Të këtij mendimi ishin edhe lojtarët e gjigantit spanjoll, të cilët nuk hezituan ta falënderojnë atë në një formë të veçantë.

Lexo po ashtu Një trofe në çdo 19 ndeshje - Zidane futet në mesin e legjendave të Real Madridit edhe si trajner

Lojtarët e Realit e kanë kapur trajnerin e tyre dhe e kanë flakur në ajër disa herë si falënderim për titullin e ligës pas tri sezoneve.

Ndryshe, Zidane tashmë ka plot 11 tituj si trajner i Real Madridit, ndër to tre trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy La Liga. /Telegrafi/