Telegrafi

Momenti kur Laporte e godet shuplakë Modricin, dyshja marrin kartonë të verdhë

Real Madridi dhe Man City po zhvillojnë një ndeshje të fortë në kuadër të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Që në fillim u pa që ndeshja ishte e tensionuar pasi që edhe rezultatit i ndeshjes së parë 4-3 në të mirë të anglezëve, vendoste këto kushte.

Në minutën e 9-të ndodhi një moment agresiv, kur Aimeryc Laporte goditi me shuplakë Luka Modrin, pasi ky i fundit e kishte shtyrë.

Gjyqtari vendosi që të dy lojtarët t’i ndëshkojë me karton të verdhë.

Përballje po bëhet e nxehtë sa herë po ecin minutat. /Telegrafi/