Site icon Telegrafi

Momenti kur kreut të Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë i hidhet në fytyrë ngjyrë të zezë

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë u ‘lye’ me bojë të zezë të shtunën në një takim, për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare përçarëse të vendit të 26 tetorit.

Protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së komisionit në Tbilisi, ku zyrtarët njoftuan se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane kishte fituar 53.93 për qind të votave.

Mbështetësit e opozitës kanë hedhur poshtë rezultatet mes akuzave se votimi ishte manipuluar, një akuzë që Ëndrra Gjeorgjiane e mohon, transmeton Telegrafi.

Seanca e së shtunës u ndërpre kur David Kirtadze, një anëtar komisioni nga partia opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, hodhi bojë të zezë ndaj kryetarit të komisionit Giorgi Kalandarishvili.

Para incidentit, Kirtadze i tha Kalandarishvilit se rezultatet zyrtare të votimit nuk pasqyronin “zgjedhjen e vërtetë” të votuesve.

Kalandarishvili u përgjigj duke thënë se përdorimi i “presionit, bullizmit dhe fyerjeve personale”, dëshmoi se nuk kishte prova të manipulimit të votave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version