Telegrafi

Momenti kur Koulibaly i telefonoi John Terryt për t’i kërkuar leje që ta mbajë numrin e tij

(Fotomontazh: Screenshot/SPORTbible)

Transferi i ri Chelseat, Kalidou Koulibaly, i ka telefonuar personalisht legjendës John Terry që t’i marrë leje për ta trashëguar numrin 26 si shenjë respekti.

Senegalezi i kaloi nëntë vite te Napoli dhe pritej të bëhej kapiten i ri i skuadrës në Stadio Diego Armando Maradona pas largimit të Lorenzo Insignes.

Megjithatë, ai u transferua te Blutë, ku dëshiron ta mbajë numrin 26, të cilin nuk e ka bartur askush te Chelsea që nga largimi i Terryt në vitin 2017.

Edhe pse nuk ishte pensionuar teknikisht nga klubi, Koulibaly mendoi se ishte gjëja e duhur për ta bërë që ta kontaktonte legjendën dhe t’i kërkonte leje.

Lexo po ashtu Nga Haaland te Jesus dhe Sterling – Formacioni më i mirë me transferimet e verës në Ligën Premier

Ndryshe, 41-vjeçari Terry, i cili aktualisht është duke punuar në akademinë e të rinjve, kishte regjistruar plot 715 ndeshje zyrtare me Chelsean. /Telegrafi/