Transferi i ri Chelseat, Kalidou Koulibaly, i ka telefonuar personalisht legjendës John Terry që t’i marrë leje për ta trashëguar numrin 26 si shenjë respekti.
Senegalezi i kaloi nëntë vite te Napoli dhe pritej të bëhej kapiten i ri i skuadrës në Stadio Diego Armando Maradona pas largimit të Lorenzo Insignes.
Megjithatë, ai u transferua te Blutë, ku dëshiron ta mbajë numrin 26, të cilin nuk e ka bartur askush te Chelsea që nga largimi i Terryt në vitin 2017.
📌 July 15th, 2022
Better call…@JohnTerry26 💙
Honored and Proud 🙏🏿#KK @ChelseaFC pic.twitter.com/uYeVA5y7PL— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) August 1, 2022
Edhe pse nuk ishte pensionuar teknikisht nga klubi, Koulibaly mendoi se ishte gjëja e duhur për ta bërë që ta kontaktonte legjendën dhe t’i kërkonte leje.
Ndryshe, 41-vjeçari Terry, i cili aktualisht është duke punuar në akademinë e të rinjve, kishte regjistruar plot 715 ndeshje zyrtare me Chelsean. /Telegrafi/