Koloneli i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës është vrarë me autobombë, veprim ky nga autoritetet e sigurisë që po cilësohet “si akt terrorist”.
Policia e Kievit ka bërë të ditur se mjeti shpërthyes i vendosur në veturën e tipit Mercedes që ishte në lëvizje, kishte hedhur në erë veturën duke vrarë kolonelin, shoferin e tij si dhe plagosi dy kalimtarë rasti, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shfaqin momentin kur shpërthen vetura dhe krijohet një re e madhe tymi.
Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi ka zbuluar identitetin e kolonelit Maksym Shapoval, duke thënë se ishte nëpunës në inteligjencën ushtarake. /Telegrafi/