Ky është momenti kur koktej molotovi fluturojnë në drejtim të oborrit të ambasadës kubane në Paris, gjatë orëve të vona të së hënës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur persona të panjohur hedhin koktej molotovi mbi ambasadë, një sulm që ministria e Jashtme e ka cilësuar si akt terrorist, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për tre koktej molotovi të hedhura mbi ambasadën kubane në Paris të Francës, ku dy prej tyre goditën ndërtesën dhe zjarri u zgjerua në pjesë tjera.
Punonjësit e ambasadës kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ende pa arritur zjarrfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes në Rue de Presles.
Në anën tjetër, autoritetet franceze kanë njoftuar se po hetojnë rastin, e deri më tani askush nuk është arrestuar e as që ka marrë përgjegjësinë për sulmin – ndërkaq nga ky sulm askush nuk është lënduar. /Telegrafi/