Site icon Telegrafi

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot rreth orës 14:30 në Veternik ku 11 persona kanë marrë lëndime trupore.

Sipas pamjeve shihet se si kamioni del nga rruga në shiritin e kundërt të veturave në lëvizje duke u përplasur me disa prej tyre.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Telegrafin ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version