Anthony Joshua është pritur me shumë entuziazëm gjatë daljes nga tuneli për në ring.
Boksieri anglez do të ndeshet me Carlos Takam në takimin që do të filloj brenda disa minutave, ku maksimumi pritet të jetë në ora 23:45.
Britaniku do të luftojë për të mbrojtur titujt IBF dhe WBA dhe është favorit për ta fituar këtë përballje.
Takam është kamerunaso-francez, 36-vjeçar dhe ish-kampion i argjendtë në WBC.
Ky takim është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët, por hyrja e Joshuas në ring ishte thjesht brilante.
Me të dal nga tuneli, britaniku është pritur me shumë ngrohtësi dhe ovacione nga të pranishmit të cilët dukshëm janë pro tij.
Kundërshtari i Joshuas është 1.87 centimetra i gjatë, që i bie 11 centimetra më i vogël se Joshua. Peshon 107 kilogram, shtatë më pak se Anthony. /Telegrafi/
https://twitter.com/tyler_hensley/status/924387080125534208