Forcat ajrore izraelite janë duke kryer sulme ajrore në jug të Libanit, kanë njoftuar mediat libaneze.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale, shfaqin shpërthime masive në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.
Footage posted to social media shows Israeli airstrikes in southern Lebanon this morning. pic.twitter.com/ubNNhC9wg2
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 10, 2023
Sulmet vijnë pasi janë lëshuar sirenat, që paralajmërojnë sulmet me dronë dhe raketa në pjesën perëndimore të Galilee në Izrael.
Megjithatë nuk dihet nëse ndonjë bombë apo dron kamikaz të ketë goditur këtë rajon, ndërkaq nga IDF-ja izraelite nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.
Në anën tjetër, IDF-ja ka njoftuar se nuk do të ndalet së sulmuari në Rripin e Gazës, derisa të arrijë ta shkatërrojë plotësisht Hamasin. /Telegrafi/
The IDF says it carried out a "widespread" wave of airstrikes against Hezbollah sites in southern Lebanon in response to attacks on the border.
It says the targets include rocket launching sites, military compounds, and other infrastructure belonging to the terror group.
In… pic.twitter.com/NtehehnsfH
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 10, 2023