Telegrafi

Momenti kur Hajdar Beqa ia merr syzet ministrit Murati dhe e godet me to

Debati parlamentar është përshkallëzuar në përleshje fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e Kuvendit të enjten.

Në një moment shihet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke ia marrë syzet ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe duke e goditur me to.

E gjithë përleshja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Ministri Hekuran Murati reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në rrahje. /Telegrafi/