Erling Haaland kundërshtoi urdhrat e Pep Guardiolas për ekzekutimin e penalltisë kundër Leeds United.
Pavarësisht se kishte një sërë mundësish, sulmuesi norvegjez nuk ishte në gjendje të shtonte 51 golat e tij të shënuar në të gjitha garat këtë sezon.
Por, kur City iu dha një penallti pasi Phil Foden u rrëzua nga Pascal Struijk në zonë, dukej sikur Haaland do t’i jepej shansi për të shënuar golin e tij të 36-të të sezonit në Ligën Premier.
Megjithatë, kapiteni Ilkay Gundogan vendosi topin në pikë në një përpjekje për të realizuar hat-trickun e tij të parë pas dygolëshit në pjesën e parë.
Gjermani është zakonisht i saktë nga 11 metra, por goditi shtyllën, përpara se Leeds në anën tjetër të shënonin për 2-1 me anë të Rodrigos.
Pamjet e një Guardiole të nervozuar u shfaqën shpejt në rrjetet sociale, duke i thënë qartë Haalandit që ai ta merrte topin dhe të ekzekutonte penalltinë.
“Erling, ti duhet ta gjuash!”, ishin fjalët e spanjollit, por ai i injoroi ato dhe ia la gjuajtjen Gundoganit. /Telegrafi/
Pep to Haaland “You have to take it” 😂 pic.twitter.com/Hv4wyKhky6
— The Pep (@GuardiolaTweets) May 6, 2023