Telegrafi

Momenti kur gjykatësi i jep lajmin e madh Ronaldinhos për lirimin nga burgu

Legjenda braziliane Ronaldinho është liruar nga burgu pas 32 ditësh qëndrim.

Ronaldinho u arrestua më 6 mars në Paraguai së bashku me vëllanë e tij pasi ishin futur në këtë shtet me pasaporta të falsifikuara.

Braziliani është liruar nga burgu me kusht pasi ka paguar 1,6 milionë dollarë, derisa do të vazhdoj arrestin shtëpiak.

Tani televizioni paraguaian ABC ka publikuar videon kur gjykatësi i kumton lirimin nga burgu yllit brazilian.

Kjo seancë gjyqësore u mbajt nëpërmjet video lidhjes për shkak të coronavirusit.

Gjykatësi u tregoi dy të burgosurëve se nuk duhet ta lirojnë shtetin dhe të dy u përgjigjën se e kuptuan vendimin e tij.

Ronaldinho dhe vëllai i tij dukeshin të lumtur që po largohen nga burgu pas 32 ditësh qëndrim.

Megjithatë ikona braziliane nuk do ta lë Paraguain, pasi në këtë shtet do të qëndroj në arrest shtëpiak. /Telegrafi/