Gjesti ka qenë banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 3.
Në mes të një televotimi kokë me kokë me Drilonin, ka qenë këngëtari pejan që u eliminua nga gara.
Ai ka lënë përgjysmë këtë reality shou dhe çmimin e madh prej 160 mijë eurove.
Ndonëse nuk pritej, ai u shpreh se është i lumtur që ka arritur deri këtu.
“Ju falënderoj të gjithëve, jam mirë”, tha ai ndër të tjerash.
Pasi që u largua dhe u fut në studio, Gjesti u mirëprit dhe u duatrokit vazhdimisht nga publiku.
Ai tani dëshiron që këtë reality shou ta fitojë Drilon Rama. /Telegrafi/