Site icon Telegrafi

Momenti kur foshnja ia “vjedh” telefonin e të ëmës që po mundohej të bënte video në TikTok

Ky është momenti qesharak kur një foshnje ia vjedh të ëmës telefonin, që e kishte vendosur në tavolinë për të realizuar një video në TikTok.

Foshnja fillon të vrapojë me telefon në dorë që ishte ende ndezur, dhe shihet se si vazhdimisht qeshte duke u kënaqur me veprimin që e bëri, ndërkaq të ëmës i ka dështuar tentimi për video, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në Shtetet e Bashkuara dhe për pak kohë u bë virale, duke u shikuar deri më tani ka më shumë se tetë milionë njerëz.

Në video shihen Briana dhe Jenny duke kërcyer, kur para tyre shfaqet foshnja që para syve ua rrëmben telefonin dhe vrapon nëpër apartament. /Telegrafi/

Exit mobile version