Ky është momenti kur shoferi i një Ferrari SF90 Stradale humbi një rrotë derisa përshkonte rrugën një autostradë në SHBA, por si duket ai nuk ishte në dijeni të situatës së rrezikshme.
Pamjet u shpërndanë në rrjetin social Instagram dhe modeli SF90 blu u pa përgjatë autostradës Route 73 pranë Newport në Kaliforninë jugore.
Shoferi po voziste me shpejtësi nëpër autostradë, në bazë të asaj që mund të shihet.
Për një moment goma doli prej automjetit dhe tymi vërehej përpara se të ndodhte kjo në pjesën mbrapa të automjetit. /Telegrafi/