Telegrafi

Momenti kur emri i Zidanes thërritet në Santiago Bernabeu, tifozët shpërthejnë me duartrokitje – Imazhet e para të rikthimit

Zinedine Zidane ndaj Celtas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e parë e Zinedine Zidanes pas rikthimit në krye të skuadrës së Real Madridit është ajo ndaj Celta Vigos në La Liga.

Francezi është një nga personat më të dashur nga tifozët e Los Blancos, këtë e tregon edhe momenti kur spikeri i klubit thërret emrin e tij në Santiago Bernabeu minuta para ndeshjes.

Reagimi i tyre tregon se ata janë të lumtur me rikthimin e Zizus dhe se shpresojnë se gjerat do të bëhen më mirë.

Aktualisht Reali është në pozitën e tretë në La Liga me 51 pikë, pesë më pak se Atletico Madridi dhe 12-të se Barcelona.

Momenti kur Zinedine Zidane u fut në fushën e Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes Real Madrid-Celta Vigo (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vlen të theksohet se në ndeshjen ndaj Celtas trajneri francez ka kthyer në formacion Keylor Navasin, Marcelon dhe Iscon.

Lexo po ashtu Nuk kaluan shumë minuta dhe Navas i tregon të gjithëve pse meriton titullarin te Zidane

Nuk duhet harruar se Reali u eliminua nga 1/8 e finales e Ligës së Kampionëve pas humbjes në Bernabeu nga Ajaxi dhe kjo ishte arsyeja kryesore e shkarkimit të Santiago Solarit. /Telegrafi/

Zinedine Zidane i fokusuar që në minutat e parë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)