Site icon Telegrafi

Momenti kur Egli Takos iu desh të ftonte banorin e tretë Olsin – banorja ngelet e hutuar teksa mendon dikë tjetër

Egli Tako ka qenë banorja e parë që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo u shpreh e emocionuar dhe njëkohësisht e befasuar teksa pa ambientet e shtëpisë luksoze.

Më parë, së njëjtës i është dashur të ftojë banorin e tretë në radhë që ishte Olsi Abazi.

Foto: Screenshot/TikTok

“Big Brother dëshiron që ti të ftosh në shtëpi banorin e tretë të asaj shtëpie, Olsi është te arena”, iu drejtua moderatori Ledion Liço.

Lexo po ashtu Egli Tako, banorja e parë e Big Brother VIP Albania

“Edhe një herë”, ka qenë reagimi i papritur i bukuroshes shqiptare.

Foto: Screenshot/TikTok

E njëjta duket se mendoi ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun, me të cilin ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje.

Egli në fakt për publikun ka qenë më e njohur si partnerja e këngëtarit, ku edhe komentoheshin vazhdimisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version