Një ngjarje e pakëndshme u ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dy të rinjve në Tiranë.
Ata kanë qenë duke ecur me shpejtësi në rrugën “Siri Kodra” kur befas janë përballur me një incident që kurrë nuk e kishin menduar.
Rreth orës 23:37 ata janë përplasur me një qen rrugësh të cilin Eri kishte harruar ta merrte e ta hiqte nga ai vend, transmeton JOQ.
Mund të duket e pabesueshme por impakti ka qenë i fortë saqë të dy djemtë janë rrëzuar përtokë bashkë me motoçikletën. Nuk dihet ende fati i qenit.