Telegrafi

Momenti kur droni i ushtrisë izraelite hedh në erë veturën brenda të cilës humbën jetën tre pjesëtarë të “Xhihadit Islamik”

Ky është momenti kur droni i ushtrisë izraelite hedhë në erë tre militant të Xhihadit Islamik, dhe komandantit i tyre lëndohet rëndë derisa ishin në veturën që po lëvizte nëpër qytetin Jenin.

IDF-ja izraelite madje ka zbuluar identitetin e militantëve të vrarë. Bëhet fjalë për Ahmed Barakat, Muhammad Fayed dhe Mahmoud Rahhal, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, gjithashtu është bërë e ditur se në këtë sulm është plagosur rëndë komandanti i këtij grupi Muhammad Hawashin, që konsiderohet si komandant i krahut ushtarak në Jenin.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet rruga e mbushur me vetura, kur droni godet njërin prej mjeteve që nga goditja e fuqishme shpërthen.

Vetura shkatërrohet plotësisht dhe përfshihet nga zjarri, derisa kalimtarët e rastit mundohen të lokalizojnë zjarrin.

Nga IDF-ja është bërë e ditur se militantët e shënjestruar ishin përgjegjës për vrasjen e civilit izraelit Meir Tamari që ishte vrarë vitin e kaluar në shtëpinë e tij në Hermesh në pjesën veriore të Rripit të Gazës. /Telegrafi/