Tensione të mëdha ka pasur gjatë debatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rreth përkrahjes që Rusia haptazi po e shfaq për liderin e Sirisë.
Në një moment gjatë debatit diplomati nga Moska i drejtohet diplomatit britanik duke i thënë, “Më shiko në sy derisa bisedojë me të”, transmeton Telegrafi.
Duke drejtuar gishtin në drejtim të Matthew Rycroft, Vladimir Safronkov, reagoi ashpër kur u tha se Moska “është poshtëruar” me përkrahjen e saj ndaj diktatorit Bashar al-Assad.
Por momenti kulminant arriti kur Rusia vëri veto ndaj rezolutës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportin e armëve kimike që janë përdorur gjatë një sulmi në Siri që ua mori jetën 87 civilëve.
Safronkov i nervozuar dhe me zë të lartë i është drejtuar diplomatit britanik: “Më shiko në sy kur flas, mos shiko anash. Pse po shikon anash?”. /Telegrafi/