Një diler droge është arrestuar në Britani të Madhe pasi është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur lëndë narkotike sipër murit mbrojtës të një burgu – kurse vlera e drogës së hedhur në oborr kapte vlerën e 20 mijë funteve.
Hubert Beurs u filmua disa herë nga kamerat e sigurisë nga mesi i janari deri në maj 2021 – derisa po i afrohej murit të burgut Peterborough, para se të hidhte pako me drogë brenda.
Në një rast, gardianët u alarmuan kur e panë Berus e mbuluar me tatuazhe dhe dy tjerë duke vrapuar në afërsi të burgut, nga ku hidhnin gjësende të ndryshme, transmeton Telegrafi.
E droga që u kap ishte drogë e klasit A – që kapte vlerën e 19,200 funteve, në të cilën kishin mbetur gjurmët e gishtërinjve të Berusit.
Në një rast tjetër, pakoja kishte kanabis në vlerë prej 2 mijë funtesh si dhe cigare që u gjetën në oborrin e burgut. /Telegrafi/