Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka gjuajtur me shishe të ujit në drejtim të kryeparlamentarit Konjufca.
Pas kësaj ka reaguar menjëherë mbrojtja e afërt e kryeparlamentarit Konjufca.
Opozita është duke kërkuar anulimin e seancës, derisa e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Kurse pozita është duke insistuar që seanca të vazhdojë./Telegrafi/