Telegrafi

Momenti kur Cuadrado goditi me grusht në fytyrë Handanovicin pas derbit të tensionuar

Juan Cuadrado dhe Samir Handanovic patën një përleshje fizike pas derbit Juventus-Inter në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë.

Juventusi dhe Interi luajtën baras 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e cila ishte e baraspeshuar dhe me raste nga të dyja skuadrat.

Goli i parë erdhi nga Cuadrado, i cili në minutën e 83-të kaloi Juventusin në epërsi 1-0, ndërsa Romelu Lukaku (90+) barazoi shifrat 1-1 nga penalltia.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë

Pas golit të Lukakut ndodhi filloi tensionimi i situatës duke u shkaktuar një kaos, ku belgu u ndëshkua me të dytin të verdhë, respektivisht të kuq, shkaku edhe i festës së tij drejt tribunës pas portës.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra pasi me përfundimin e ndeshjes ndodhi një përplasje e madhe mes të dyja skuadrave, ku akterët kryesor ishin Cuadardo dhe Handanovic.

Kapitenët e të dyja skuadrat filluan të sqarojnë diçka pas vërshëllimës së fundit, por gjithçka u tensionua me kalimin e sekondave, derisa reagimi i Cuadrados të shtonte edhe më shumë tollovinë.

Pamjet e publikuara më vonë dhe më të detajuara tregojnë sesi kolumbiani goditi me grusht në fytyrë portierin e Interin dhe sherri veçse u bë edhe më i madh.

Pas qetësimit të gjakrave, gjyqtari kryesor ndëshkoi të dy lojtarët me kartonë të kuq. /Telegrafi/