Corentin Tolisso ka treguar pse Bayern Munichu shpenzoi 41.5 milionë euro për transferimin e tij nga Lyoni.
Kampioni gjerman është duke bërë një turne në Azi në kuadër të përgatitjeve parasezonale, ku ka luajtur edhe kundër Chelseat.
Bavarezët fituan me rezultat 3-2 kundër Bluve, ndërsa Tolisso tregoi shkathtësitë e tij duke “ia humbur topin” N’Golo Kantes.
Në gjysmën e dytë, 22-vjeçari pati një moment magjie me një rrotullim, duke e turpëruar lojtarin e Chelseat.
Tolisso just sent Cesc and Kante back to London. #CFCFCB pic.twitter.com/7QLCVQ9OQw
— Fahmi 🇲🇳 (@fahmi_awad) July 25, 2017
Në atë ndeshja, Bayerni krijoi epërsi prej tre golash, dy nga Thomas Muller dhe një nga Rafinha. Blutë arritën të realizojnë dy herë, por nuk mundën që të barazonin. /Telegrafi/