Site icon Telegrafi

Momenti kur Cana qanë gjatë fjalimit të Edi Ramës (Video)

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana është ndarë me lot gjatë vizitës së kombëtares në Kryeministri.

Ishte fjalimi i kryeministrit, Edi Rama, që ka përlotur kapitenin kuqezi, duke e emocionuar jashtë mase.

“E di vëllai sa keq e ke përjetuar ti atë kartonë të kuq. Të ndaloj të hyje në shtëpinë tënde të dytë në Marsejë, si kapiten i shqiptarëve kundër francezeve”, filloi fjalimin e tij Edi Rama.

“Por besomë që pamja jote e përkushtuar totalisht ndaj skuadrës, nga stoli i rezervave në ndeshjen e tretë, ka vlejtur sa 1000 mijë ndeshje për lidershipin tënd në këtë skuadër, të cilës iu bashkove në fushë me aq pasion në ndeshje me Rumaninë, sa u duke që e kishe ndeshjen e parë të karrierës tënde”

“Ti do të mbetesh gjithmonë kapiteni, si në ditë të këqija, si në të mira për kombëtaren, ishe forca kryesore për fanellën kuqezi, për të rinj që në vend të Gjermanisë, Zvicrës dhe Suedisë zgjodhën Shqipërinë”, ka përfunduar fjalimin e tij kryeministri shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version