Site icon Telegrafi

Momenti kur burri nga Kalifornia ribashkohet me macen që sapo ishte shpëtuar nga zjarri që i kishte përfshirë shtëpinë

Disa pamje të publikuara thuhet se kanë kapur momentin kur një burrë nga Kalifornia u ribashkua me macen e tij pasi zjarrfikësit shpëtuan kafshën e tij të dashur nga një zjarr në shtëpi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Isaac Vaizman u kthye në shtëpi të enjten për të parë shtëpinë e tij në rrugën Topham, pranë Lyndley Avenue në Tarzana, të përfshirë nga flakët.

Ai iu lut anëtarëve të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit që të shpëtonin macen e tij 14-vjeçare të quajtur Cheetah, e cila ishte bllokuar brenda.

Dhe pasi priti me ankth përgjatë gardhit, një zjarrfikës doli heroikisht nga struktura e djegur dhe ia dorëzoi Cheetah pronarit të saj, i cili qau me lot gëzimi.

“Unë u përpoqa të futem brenda dhe ata më ndaluan. Është si të humbasësh fëmijën tënd. E njëjta gjë. Ajo është fëmija im”, tha Vaizman për NBC Los Angeles. /Telegrafi/

Exit mobile version