Site icon Telegrafi

Momenti kur Bruno Fernandes godet penalltinë ‘më të keqe’ në karrierë

Bruno Fernandes ka goditur njërën nga goditjet më të këqija në karrierën e tij, gjatë humbjes se Manchester Unitedit në shtëpi ndaj Aston Villas.

Djajtë e Kuq u mposhten me rezultat 1-0 në Old Trafford ndaj Aston Villas në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Goli i vetëm për vendasit e Aston Villas u shënua në minutën e 88-të nga Kortney Hause.

Lexo po ashtu United shokohet nga Aston Villa, Bruno Fernandes humb penalltinë në minutat e fundit

Megjithatë, klubi nga Old Trafford pati mundësinë e artë për të barazuar shifrat dhe për ta marrë një pikë në minutat shtesë.

Por, ‘faji’ është tek mesfushori kreativ, Bruno Fernandes, i cili mori përsipër të godasë penalltinë, para Cristiano Ronaldos.

Goditja e penalltisë nga Bruno në minutën e dytë shtesë doli të ishte njëra nga më të këqijat në karrierë.

Mesfushori e humbi atë duke goditur shumë lartë mbi transversale dhe në fund Djajtë e Kuq u mposhten 1-0 nga Aston Villa. /Telegrafi/

Exit mobile version