Ky është momenti kur BBC njoftoi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare në Balmoral të enjten pasdite, disa orë pasi Pallati Buckingham kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.
Vetëm pas orës 18:30, prezantuesi i BBC-s, Huw Edwards, i veshur me një kostum të zi, bëri njoftimin historik se Mbretëresha kishte vdekur në moshën 96-vjeçare.
Here is the moment Huw Edwards on BBC One announced the death of HM The Queen. pic.twitter.com/ar08Ox27Cr
— Scott Bryan (@scottygb) September 8, 2022
“Pak çaste më parë, Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja mbretëreshë do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”, ka thënë moderatori i BBC-s, Edwards.
Në momentin e vdekjes së saj, froni i kaloi menjëherë trashëgimtarit Charles. Tani ai do të njihet si Mbreti Charles III. /Telegrafi/