Telegrafi

Momenti kur astronautët përqafohen me njëri-tjetrin ndërsa mbërrijnë në stacionin hapësinor

Një ekuipazh i SpaceX prej tre astronautësh amerikanë dhe një kozmonaut rus kanë mbërritur me sukses në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për anijen kozmike Endeavour e cila u ankorua me ISS pasi u ngrit nga Florida.

Misioni Crew-8 do të jetë në hapësirë për gjashtë muaj.

Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë.

Ndërkohë janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur astronautët përqafohen ndërsa mbërrijnë në stacionin hapësinor. /Telegrafi/