Site icon Telegrafi

Momenti kur Anthony Joshua i kërkon Olesandr Usykut t’i tregojë se si e mposhti

Ajo që Anthony Joshua i tha Oleksandr Usyk pas rimeçit është zbuluar dhe kjo bën një pamje magjepsëse.

AJ ‘shpërtheu’ pas humbjes së tij dërrmuese ndaj ukrainasit pasi nuk ishte në gjendje të rimerrte titujt e botës në peshën e rëndë.

Luftëtari britanik kapi mikrofonin dhe dha një mesazh emocionues në një shpërthim të çuditshëm.

Lexo po ashtu Publikohen pikët që secili gjyqtar kishte për Usyk dhe Joshua - por njëri nga ta nga ka shpjegim se përse kishte më shumë për britanikun

Joshua pati edhe një shkëmbim interesant me Usyk, ku Sky Sports Boxing zbuloi bisedën mes boksierëve të peshave të rënda.

Joshua iu afrua Usykut në fund të luftës së tyre dhe i tha: “Bravo”.

Teksa u përqafuan, Usyk iu përgjigj: “Ti je djalë shumë i fortë. Dëgjo, je shumë i fortë”.

Lexo po ashtu Ish-kampioni i botës e sqaron thjesht se përse Joshua u mposht nga Usyk

Joshua vazhdoi: “Nuk më intereson i forti, duhet të kem aftësi. Të jesh i fortë nuk fiton boksin. Aftësitë fitojnë boksin”.

“Ti nuk je i fortë, si më ke rrahur, si?”.

“Për shkak të aftësisë. Unë kisha karakter dhe vendosmëri”.

Lexo po ashtu Ka një datë, është caktuar shuma e 'çmendur' - bëhuni gati për meçin e dekadës mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

32-vjeçari publikoi një postim sfidues në rrjetet sociale pas humbjes së tij dhe shfaqi dëshirën e tij për t’u rikthyer në ring në nëntor/dhjetor.

Sa i përket Usyk, ai duket se është në linjë për t’u përballur me Tyson Fury në një përballje të padiskutueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version