Site icon Telegrafi

Përleshje fizike ndërmjet disa të rinjve në Mitrovicë, momenti kur reagon policia (Video)

Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin e Mitrovicës, në të cilën janë përfshirë disa të rinj.

Siç shihet në videon e publikuar, Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje çasti dhe se nuk ka të lënduar.

Në pamjet e siguruara shihen edhe një grumbull i madh qytetarësh të cilët kanë shikuar nga afër këtë përleshje./kp/Telegrafi/

Exit mobile version