Telegrafi

Momenti kundërthënës kur gjyqtari duhej të vendoste për ta pranuar golin apo të akordonte penallti duke e përjashtuar Alexander-Arnoldin

(Foto: Sky Sports/Twitter)

Trent Alexander-Arnold i shpëtoi kartonit të kuq në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Newcastle United dhe Liverpool, pasi e bllokoi me dorë një goditje drejt portës, por që nga topi i rikthyer përfitoi Christian Atsu për të shënuar.

Meqenëse e u shënua gol, gjyqtari nuk ndërmori veprim për ta ndalur lojën, të akordonte penallti dhe ta përjashtonte me karton të kuq mbrojtësin e krahut.

(Foto: Getty/SkySports)

Megjithatë, tifozët e Newcastle kanë reaguar në rrjetet sociale, duke qenë Alexander-Arnold ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ndeshjen që Redsat e fituan me vështirësi.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton dramën ndaj Newcastle, vazhdon të shpresojë për titull

Madje edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, deklaroi në Sky Sports se lojtari pati fat që nuk u përjashtua.

Ndërsa vet futbollisti deklaroi se nuk ishte aspak e qëllimshme: “Ishte instinktive, dora ime nuk u zgjat për ta prekur topin, qëndroi afër meje”. /Telegrafi/