Site icon Telegrafi

Momenti i Ipponit të Loriana Kukës ndaj ruses Shmeleva që ia solli medaljen e bronztë

(Foto: Instagram/kosovajudo)

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ditë më parë e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Budapest të Hungarisë.

Në duelin për këtë medalje, ajo fitoi përballë ruses Antonina Shmeleva. Me Ippon në shënim të artë, Loriana doli fituese në kategorinë -78 kilogramë.

Në këtë mënyrë, ajo ka fituar 500 pikë të reja Olimpike për normën Olimpike ‘Tokyo 2020’.

Lexo po ashtu Renditja e re në xhudo: Distria e para, Laura Fazliu shënon ngritje

Për të ishte medalja e parë e fituar në Grand Slam, ndërsa më poshtë mund ta shihni momentin e triumfit të xhudistes sonë.

Ndryshe, ekipi Olimpik i xhudos nga Kosova e mbylli Grand Slamin e parë në pandemi me një medalje të artë të fituar nga Distria Krasniqi dhe të bronztën e Lorianës. /Telegrafi/

Exit mobile version