Telegrafi

Momenti epik kur oficeri amerikan i kërkon taksit pa shofer të ndalet anash rrugës, pasagjerët qeshën dhe i thanë se nuk janë mbrapa timonit

Një robotaksi pa shofer Waymo u përfshi në një situatë interesante në Phoenix të Arizonës, kur u udhëzua nga një oficer policie që të ndalej anash rrugës për t’i lënë vend një makine që po vinte, gjatë një parade.

Videoja u postua në TikTok nga Johnny Rommano, që ishte në sediljen mbrapa të Jaguar-it autonom, dhe ai u përpoq t’i tregonte oficerit të policisë se nuk ka shofer në makinë, duke qeshur me gjithë situatën, transmeton Telegrafi.

“Zotëri, ne nuk mund të lëvizim”, dëgjohet ai duke thënë në video. “Na vjen keq. Kjo makinë nuk po lëvizë. Ne nuk jemi duke vozitur”.

@johnnyromano3POV: youre in a self driving car and the police get involded♬ original sound – Johnny Romano

Videoja mblodhi mbi 14 milionë shikime në TikTok, gjë që më pas bëri që Business Insider të bisedonte me Romanon, i cili tha se ishte hera e tij e parë që hipte në një makinë me vozitje autonome dhe se në fakt ishte i impresionuar nga mënyra se si automjeti Waymo e trajtoi incidentin.

Në video shihet edhe një grua e ulur në sediljen para, derisa ajo dhe Rommano qeshnin së bashku.

Ajo që është më mbresëlënëse, megjithatë, është se Jaguar I-Pace pa shofer thuhet se bëri pikërisht atë që duhej të kishte bërë, duke lëvizur në anë të rrugës siç udhëzohej nga oficeri i policisë që mund të shihet në video.

“Në këtë rast të veçantë, automjeti Waymo u tërhoq anash sipas dëshirës, dhe më pas kreu një kthesë me shumë pika dhe manovroi me sukses nga korsia e bllokuar brenda 90 sekondave pas ndërveprimit me oficerin e policisë”, tha një zëdhënës i Waymo për Business Insider. /Telegrafi/