Site icon Telegrafi

Momenti epik kur lopa “arratiset” nga gardhi, Gerta vrapon për ta zgjuar Jozin

Një situatë e papritur dhe tejet komike ndodhi sot në mëngjes në Big Brother VIP Albania, kur lopa e vendosur në shtëpi si pjesë e një sfide vendosi të “arratisej”.

E para që u zgjua dhe u kujdes për lopën ishte Gerta.

Ndërsa ajo po e vëzhgonte, ndodhi diçka e papritur: lopa kapërceu gardhin e vendosur pranë dhe doli jashtë!

Foto: Screenshot/Instagram

E tronditur nga situata, Gerta nuk humbi kohë dhe reagoi menjëherë duke thirrur me zë të lartë: “Iku lopa!”

Në panik, ajo vrapoi drejt dhomës së gjumit për të zgjuar Jozin, i cili po flinte i qetë, pa e ditur se çfarë po ndodhte jashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

“O Jozi, zgjohu se ka dalë nga gardhi!” – i tha ajo, duke e tundur për ta zgjuar.

Reagimi i Jozit ishte edhe më epik. Ai u ngrit me shpejtësi nga shtrati, i hutuar dhe i alarmuar nga thirrjet e Gertës.

Foto: Screenshot/Instagram
Lexo po ashtu Jozi befason me aftësitë e tij për të mjelë lopën, Ola: Po ti qenke ekspert

Teksa përpiqej të kuptonte se çfarë po ndodhte, ai tha me humor: “Më trembe!” – ndërkohë që qeshte dhe nxitonte të vishej.

Ky moment u konsiderua si një nga më komikët e spektaklit, duke shkaktuar të qeshura tek shikuesit, të cilët mezi po prisnin të shihnin se çfarë do të ndodhte më pas me “arratisjen” e lopës. /Telegrafi/

Exit mobile version