Rita Ora është duke vazhduar me sukses turin e saj të koncerteve nëpër Evropë.
Para pak ditësh, ajo performoi para mijëra fansave të saj në Mançester, teksa destinacioni i fundit ishte Zvicra.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja shqiptare u tregon ndjekësve të saj për netët e bukura që kalon teksa këndon para fansave të saj.
E një nga momentet më emocionuese për të, duket të ketë qenë pikërisht momenti kur ka takuar një fanse të vogël në Zvicër.
Ajo e ka ndarë me fansat këtë moment të veçantë përmes një imazhi të publikuar në InstaStory.
Fjalët duket se kanë qenë të tepërta për këngëtaren, e cila nuk ka shkruar asgjë në mbishkrimin e fotografisë, por thjeshtë ka vendosur një emoji zemre të madhe.
Në fotografi, Rita shihet duke i dhënë autograf fanses së saj të zjarrtë, e cila nga emocioni që ka takuar yllin shqiptar, ka filluar të qajë me lot gëzimi.
Më pas, Ora i ka dhuruar një shtrëngim dhe përqafim të fortë asaj. /Telegrafi/