Telegrafi

Momenti emocionues i ndeshjes, futbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë kënduan së bashku himnin kombëtar

Vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të kuqezinjve.

Kjo ndeshja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat zyrtare të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në muajin nëntor.

Një moment emocionues u regjistrua pak pa filluar ndeshja, kur në sfond u vendos himni i Kombëtares shqiptare.

Të gjithë futbollistët e Kosovës, vendosën dorën në zemër, duke e ndjerë njësoj si kuqezinjtë këtë himn.

Në fund nuk kanë munguar as duartrokitjet nga lojtarët tanë. Për më tepër shikoni pamjet. /Telegrafi/