Ky është momenti dramatik që një anije e madhe mallrash u përplas në një port në Brazil ndërsa përpiqej të lundronte për në det.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cap San Antonio, një anije me flamur të Danimarkës, e operuar nga firma gjermane Hamburg-SUD, po përpiqej të linte portin në Santos, afër Sao Paulo, të dielën kur ndodhi aksidenti.
Dhe pamjet tregojnë anijen – e cila është aq e gjatë sa Kulla Eiffel – duke u përplasur në një pjesë që përdoret për të ngarkuar anijet e pasagjerëve ndërsa përpiqet të largohet nga porti, duke shkaktuar një vrimë në anën e anijes.
Përplasja ka ndodhur të dielën pasdite ndërsa San Antonio po drejtohej nga Santos në Paranagua, një lundrim relativisht i shkurtër 180 milje në jug.
Anija mbeti e mbërthyer dhe u tërhoq zvarrë ‘për disa kohë’ sipas autoriteteve të specializuara të transportit, përpara se përfundimisht të lirohej.
Pas aksidentit, anija u ankorua në Santos në mënyrë që incidenti të hetohej dhe të bëheshin riparimet. /Telegrafi/
Navio bate na balsa e faz travessia santos Guarujá. pic.twitter.com/FlgOQplfNJ
— Isaias Andrade (?) (@i_f_an) June 20, 2021